string(106) "haradinaj-ne-takim-me-orav-kosova-ka-nevoje-per-mbeshtetjen-e-bese-ne-rrugetimin-drejt-integrimit-evropian"

Lajme

Gazeta Express

18/02/2025 13:04

Haradinaj në takim me Orav: Kosova ka nevojë për mbështetjen e BE’së në rrugëtimin drejt integrimit evropian

Lajme

Gazeta Express

18/02/2025 13:04

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin e BE’së në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin kanë bashkëbiseduar për procesin zgjedhor të 9 shkurtit dhe hapat drejt integrimit evropian.

“Takimi me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Aivo Orav, konfirmoi edhe një herë rëndësinë e partneritetit tonë me BE-në. Mes tjerash, me Ambasadorin bashkëbiseduam rreth procesit zgjedhor të 9 shkurtit dhe hapave të mëtejshëm drejt integrimit evropian.”

Lexo Edhe:

Haradinaj ka thënë se Kosova ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme të BE’së.

“Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian në rrugëtimin tonë të përbashkët. Vlerësoj angazhimin e BE-së në forcimin e demokracisë dhe institucioneve tona, duke qenë se proceset zgjedhore të besueshme janë tregues i pjekurisë sonë politike dhe aspiratave evropiane”, ka shkruar Haradinaj.