Haradinaj në pritjen solemne për 113-vjetorin: 28 Nëntori është emocioni më sublim i shqiptarëve - Gazeta Express
string(95) "haradinaj-ne-pritjen-solemne-per-113-vjetorin-28-nentori-eshte-emocioni-me-sublim-i-shqiptareve"

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 19:27

Haradinaj në pritjen solemne për 113-vjetorin: 28 Nëntori është emocioni më sublim i shqiptarëve

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 19:27

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga ambasadori Malaj, në prag të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ai tha se kjo ditë shënon aktin sublim që i dha jetë shtetit shqiptar të lirë dhe sovran.

Haradinaj theksoi se 28 Nëntori mbetet kryefesta e shqiptarëve, që nga flamuri i Skënderbeut në vitin 1443, te shpallja e Pavarësisë më 1912 e deri te dalja e parë publike e UÇK-së më 1997. Sipas tij, kjo datë përmbledh emocionin më të lartë historik të kombit.

Në fjalën e tij, ai nënvizoi se shqiptarët do të vazhdojnë të jenë bashkë në veprim për të drejtat e tyre dhe se identiteti perëndimor është i rrënjosur thellë në qenien e tyre. Haradinaj shtoi se bashkimi i plotë në familjen evropiane do të bëhet realitet.