Haradinaj në Pentagon, takon Drejtorin për Evropë dhe Politikat e NATO’s: Koha e duhur për anëtarësimin e Kosovës - Gazeta Express
string(110) "haradinaj-ne-pentagon-takon-drejtorin-per-evrope-dhe-politikat-e-natos-koha-e-duhur-per-anetaresimin-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 18:14

Haradinaj në Pentagon, takon Drejtorin për Evropë dhe Politikat e NATO’s: Koha e duhur për anëtarësimin e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 18:14

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se sot ka qëndruar në Pentagon, gjatë vizitës që po zhvillon në SHBA.

Haradinaj ka bërë të ditur edhe se aty, ai është pritur në takim nga Alton Buland, Drejtor Kryesor për Evropën dhe Politikat e NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Luftës.

‘’Gjatë takimit, theksova se Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj popullit dhe shtetit amerikan’’, ka njoftuar ai mes tjerash.

Postimi:

Sot kam qëndruar për vizitë në Pentagon, ku jam pritur në takim nga z. Alton Buland, Drejtor Kryesor për Evropën dhe Politikat e NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Luftës.

Gjatë takimit, theksova se Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj popullit dhe shtetit amerikan.

Po ashtu, nënvizova se tani është koha e duhur për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Në këtë frymë, theksova se Ushtria e Kosovës do të jetë gjithmonë krah për krah me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe me ushtritë e shteteve tjera anëtare të Aleancës Veri-Atlantike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement