Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj njoftoi për një takim me kongresistin republikan, Pete Sessions.
Gjatë vizitës në Kongresin Amerikan, ai tha se ka kërkuar “mbështetjen e Presidentit Trump dhe të Kongresit Amerikan për anëtarësimin e Kosovës në NATO”.
Në një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, Haradinaj i thotë Sessions se Kosova është krenare me partneritetin me SHBA-në.
“Unë besoj se jemi gati t’i bashkohemi Shteteve të Bashkuara në të gjitha aspektet e angazhimit të tyre global, përfshirë edhe duke u bërë anëtar i NATO-s”, dëgjohet duke i thënë Haradinaj.
Ndërkaq Sessions, paraprakisht, thotë se në Washington duhet të bëjnë “punë më të mirë” për ta theksuar këtë, dhe se ai personalisht është i angazhuar.