Haradinaj në dy vjetorin e vdekjes së heroit Afrim Bunjaku: Ra heroikisht në mbrojtje të paqes - Gazeta Express
string(93) "haradinaj-ne-dy-vjetorin-e-vdekjes-se-heroit-afrim-bunjaku-ra-heroikisht-ne-mbrojtje-te-paqes"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 9:42

Haradinaj në dy vjetorin e vdekjes së heroit Afrim Bunjaku: Ra heroikisht në mbrojtje të paqes

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 9:42

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku i cili u vra nga terroristët serb në sulmin që ndodhi më 24 shtator të 2023 në Banjskë të Zveçanit.

“Sot kujtojmë trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën sublime të “Heroit të Kosovës”, Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në përvjetorin e rënies, shpreh respektin e përjetshëm për sakrificën e Afrimit, që është një nder i përhershëm për Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj. Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij “facebook”.