string(97) "haradinaj-muje-krasniqi-e-beqir-gashi-i-kenduan-lirise-ne-frontet-e-luftes-u-bene-lajmetar-te-saj"

Lajme

Gazeta Express

06/06/2024 14:02

Haradinaj: Mujë Krasniqi e Beqir Gashi i kënduan lirisë në frontet e luftës, u bënë lajmëtar të saj

Lajme

Gazeta Express

06/06/2024 14:02

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar Mujë Krasniqin e Beqir Gashin.

Ai tha se që të dy i kënduan lirisë në frontet e luftës, duke u bërë lajmëtar të saj, njofton Klankosova.tv.

Po ashtu, ish-kryeministri mori pjesë në në hapjen e festivalit “T’i këndojmë lirisë”, mnë ditëlindjen e Mujës.

“Mujë Krasniqi e Beqir Gashi i kënduan lirisë në frontet e luftës, duke u bërë lajmëtar të saj. Në vendlindjen e tij, në Qabiq të Klinës, në ditëlindjen e Mujës, sot mora pjesë në hapjen e festivalit ‘T’i këndojmë lirisë”’, shkroi Haradinaj në Facebook.

“Fryma e Luftës Çlirimtare, respekti për Heronjtë e saj, vazhdon të mbahet gjallë. Ndriçon rrugën dhe motivon angazhimin tonë të përditshëm për Kosovën siç e ëndërruan të rënët!”.