string(65) "haradinaj-mesazh-ish-ushtareve-te-uck-se-mos-udhetoni-neper-serbi"

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 10:24

Haradinaj mesazh ish-ushtarëve të UÇK-së: Mos udhëtoni nëpër Serbi

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 10:24

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka porositur ish-ushtarët e UÇK-së që të mos udhëtojnë nëpër Serbi drejt shteteve të tjera të Evropës.

Këtë mesazh Haradinaj e ka dhenë një ditë pasi ish-polici i Kosovës, Arbnor Spahiu u arrestua gjatë kalimit të kufirit në Serbi. Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga autoritetet serbe.

“Pjesëtarët e UÇK-së dhe familjarët e tyre nuk duhet të udhëtojnë nëpër Serbi. Gjithë pjesëtarët e institucioneve të rendit dhe të sigurisë, qoftë të liruar nga detyrat dhe përgjegjësitë, si dhe familjarët e tyre të ngushtë, s’duhet të udhëtojnë nëpër Serbi”, ka shkruar Haradinaj.

“Mos e bëni këtë”, ka shkruar ai.