Haradinaj: Me sy e veshë të mi i kam parë e dëgjuar 2-3 deputetë të VV-së që e duan rrëzimin e Kurtit - Gazeta Express
string(100) "haradinaj-me-sy-e-veshe-te-mi-i-kam-pare-e-degjuar-2-3-deputete-te-vv-se-qe-e-duan-rrezimin-e-kurtit"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2024 22:13

Haradinaj: Me sy e veshë të mi i kam parë e dëgjuar 2-3 deputetë të VV-së që e duan rrëzimin e Kurtit

Lajme

Gazeta Express

21/05/2024 22:13

Ish deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, tha në “Pressing” se i ka parë më zë e figurë 2-3 deputetë të VV’së që kanë deklaruar se duan rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Mundësia për me shku në zgjedhje, në rast se kryeministri e ka seriozisht me shku në zgjedhje, është krej çështje teknike tre minuta, e hedh në votëbesim qeverinë e Kosovës, shkon te shtëpia, natën e mirë, vendi është në zgjedhje. Mendoj që ky është opsioni real në tavolinë. Po mazhoranca i ka 83 numra edhe deputetët që janë të larguar nga VV, me zë e figurë i kam parë kur kanë deklaru që kjo qeveri duhet me shku në shtëpi, ata 2-3 kanë thënë që ne do të votojmë shpërbërjen e kuvendit. Pra po i bjen që numrat s’janë. Por sigurohu që deputetë të VV’së dhe PDK’së, miq të mi, nuk janë të gatshëm me shku në zgjedhje, nuk ia jepin votën e as nënshkrimin”, tha ai.

Lexo Edhe:

“Pse me prish komoditetin ata”, shtoi Haradinaj. /GazetaExpress/