Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se janë të gatshëm për çdo lloj kompromisi, me qëllim që të dalin nga kjo situatë. Kërkesa e vetme e tyre ka qenë që të hapet votimi dhe të ndryshohet kandidati/
Megjithatë, Haradinaj tha se më shumë po duket se do të ketë zgjedhje sesa një zgjidhje.
“Jemi të gatshëm për çdo lloj kompromisi, vetëm që të dalim nga kjo situatë. E vetmja kërkesë ka qenë që të hapet votimi dhe të ndryshohet kandidatja.”
“Më shumë po e shoh që do të kemi zgjedhje sesa një zgjidhje.”