Haradinaj: Me Ahmet Isufin e kemi pasur ëndërr ushtrinë tonë dhe e bëmë. Tash e kemi ëndërr të anëtarësohemi në NATO dhe do ta bëjmë - Gazeta Express
string(130) "haradinaj-me-ahmet-isufin-e-kemi-pasur-enderr-ushtrine-tone-dhe-e-beme-tash-e-kemi-enderr-te-anetaresohemi-ne-nato-dhe-do-ta-bejme"

Lajme

Gazeta Express

25/12/2025 21:44

Haradinaj: Me Ahmet Isufin e kemi pasur ëndërr ushtrinë tonë dhe e bëmë. Tash e kemi ëndërr të anëtarësohemi në NATO dhe do ta bëjmë

Lajme

Gazeta Express

25/12/2025 21:44

Kemi dalë bashkë prej ushtrisë sonë, ja kemi fillu bashkë, gjithë këtë kohë kemi shërby bashkë ndaj atdheut dhe e kam nderin që do të vazhdojmë bashkë. Kështu e mirëpriti kryetari i AAK-së, njiherish edhe kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj kandidatin për deputet nga radhët e kësaj partie, Ahmet Isufin.

Ahmet Isufi i premtoi Haradinajt se do të jetë krah tij gjithmonë.

“Do të jemi bashkë krah teje gjithmonë, për të mirën e vendit dhe të qytetarëve.”

“E kemi pasë ëndërr ushtrinë tonë dhe e bëmë. Tash e kemi ëndërr me u anëtarësu në NATO dhe me i kry puntë tona dhe do t’i përfundojmë bashkë.” – i thotë Haradinaj Isufit, derisa ky i fundit konfirmon se bashkë dhe me besim ndaj njëri-tjetrit do t’i shërbejnë atdheut.

Advertisement
Advertisement
Advertisement