Haradinaj: Mbështes protestën e nesërme, ftoj bashkëluftëtarët dhe të gjithë qytetarët që të marrin pjesë - Gazeta Express
string(103) "haradinaj-mbeshtes-protesten-e-neserme-ftoj-bashkeluftetaret-dhe-te-gjithe-qytetaret-qe-te-marrin-pjese"

Lajme

Gazeta Express

29/03/2026 16:13

Haradinaj: Mbështes protestën e nesërme, ftoj bashkëluftëtarët dhe të gjithë qytetarët që të marrin pjesë

Lajme

Gazeta Express

29/03/2026 16:13

Ramush Haradinaj mbështeti protestën e thirrur nga organizatat e kategorive të dala nga lufta si reagim ndaj ekspozitës me pasaktësi për masakrat e luftës në Kosovë.

Haradinaj i ftoi bashkëluftëtarët e tij, familjarët e të rënvëve dhe të gjithë qytetarët që të dalin nesër në protestë.

“Mbështes protestën e thirrur nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kundër çdo përpjekjeje për shtrembërimin e së vërtetës së Luftës Çlirimtare”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Ftoj bashkëluftëtarët, familjarët e të rënëve dhe gjithë qytetarët që nesër, më 30 mars, në ora 13:00, para Kuvendit të Kosovës, të dalin në mbrojtje të sakrificës sonë për liri”, shtoi Haradinaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement