Haradinaj: LVV-ja po e vazhdon talljen me qytetarë, dekreti është i drejtë - Gazeta Express
string(72) "haradinaj-lvv-ja-po-e-vazhdon-talljen-me-qytetare-dekreti-eshte-i-drejte"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 13:30

Haradinaj: LVV-ja po e vazhdon talljen me qytetarë, dekreti është i drejtë

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 13:30

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një paraqitje për mediat para takimit konsultativ me presidenten Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve, tha se afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nuk mund të ndryshohen dhe se partia e tij do t’i respektojë.

Haradinaj tha se tashti “ne jemi në auto-pilot dhe komandohemi nga Kushtetuta, nga afatet kushtetuese”.

“Dekreti është i drejtë dhe e respektojmë si të tillë. Kuptohet, presim edhe caktimin e datës së zgjedhjeve”, u shpreh ai.

Kreu i AAK-së, duke folur për kërkesën e LVV-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese pas dështimin të djeshëm për zgjedhjen e presidentit, tha se “ky është vazhdim i talljes me procese e me qytetarë” nga ana e kësaj partie.

“Kjo është një lloj vazhdim i talljes me procese, me qytetarë. Sa janë mundu me shkru një landë, më mirë t’ishin mundu me zgjedh presidentin e mos me çu vendin në zgjedhje. Pra, kjo është një hajgare e radhës prej tyre, dhe mendoj se edhe gjyqtarët do t’ia kthejnë me hajgare përgjigjen”, potencoi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement