Haradinaj lëshon akuza ndaj Kurtit se po bën shkarkime për t'i emëruar pastaj anëtarët e VV'së - Gazeta Express
string(92) "haradinaj-leshon-akuza-ndaj-kurtit-se-po-ben-shkarkime-per-ti-emeruar-pastaj-anetaret-e-vvse"

Gazeta Express

28/03/2020 13:07

Haradinaj lëshon akuza ndaj Kurtit se po bën shkarkime për t’i emëruar pastaj anëtarët e VV’së

Gazeta Express

28/03/2020 13:07

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. Sipas Haradinajt, me këto vendime Qeveria po e vë në rrezik tërë popullin, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Qeveria e shkarkoi “bordin politik” të ShSKUK’së, për ta zëvendësuar me këshilltarin politik të ministrit, duke aluduar kështu për anëtarin e ri të këtij bordi, Mirsad Shkretën.

Lexo Edhe:

“Qeveria në ikje sot në kohë epidemie gjatë kohës kur qanë e çirret se të tjerët po sulmojnë padrejtësisht, merr vendimin më të rrezikshëm menaxhues duke vënë në rrezik tërë popullin. Sot kjo Qeveri e mashtrimit shkarkon bordin kinse politik të ShSKUK-së për ta zëvendësuar me këshilltarin POLITIK të Ministrit, kandidatin për deputet të Vetëvendosjes, Mirsad Shkretën”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas Haradinaj, kjo qeveri parim të vetëm e ka mashtrimin.

“Epidemia po politizohet nga kjo Qeveri mbi supet e shëndetit të popullit. Kryeministri i shkarkuar me mbi 2/3 të Kuvendit, vazhdon me shkarkime. Ja fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie, e cila parim të vetëm ka mashtrimin. Kjo është shkapje për kapje!”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta Express