Haradinaj: Kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovë do të trajtohet si armik, do të jetë në burg apo do të ikë nga vendi - Gazeta Express
string(125) "haradinaj-kushdo-qe-rrezikon-ushtaret-amerikane-ne-kosove-do-te-trajtohet-si-armik-do-te-jete-ne-burg-apo-do-te-ike-nga-vendi"

Haradinaj: Kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovë do të trajtohet si armik, do të jetë në burg apo do të ikë nga vendi

Lajme

Gazeta Express

13/08/2024 20:15

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, për temën e hapjes së urës së Ibrit deklaroi se kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovë do të trajtohet si armik i Kosovës.

Sipas tij, dikush që vë në rrezik ushtarët amerikanë “ose do të jetë në burg ose do të ikë e fshehet nga Kosova! Pavarësisht çfarë shtetësie ka dhe çfarë detyre ka, ai-ajo-ata do të ndëshkohen!”.

Lexo Edhe:

Postimi i tij i plotë:

Kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovë, as nuk i takon Kosovës dhe as nuk do t’i takojë Kosovës. Është vetëm kundër Kosovës. Dhe, si armik i Kosovës do të trajtohet!

Prandaj, ose do të jetë në burg ose do të ikë e fshehet nga Kosova! Pavarësisht çfarë shtetësie ka dhe çfarë detyre ka, ai-ajo-ata do të ndëshkohen!

P. S

Të gjithë ju që keni përgjegjësi shtetërore, nëse e gjeni veten këtu, pas lutjes (edhe publike) amerikane për Qeverinë e Kosovës, dijeni se s’do ta keni mbrojtje petkun që ju mbështjellë përkohësisht!