Haradinaj kritikëve: Nuk po i kuptoni çështjet e buxhetit


Gazeta Express
29 Janar 2020 15:36

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka deklaruar se Kosova ka 500 milionë euro buxhet tepër, raporton Gazeta Express.

Madje, Haradinaj thotë se në vend dikush  ka tendencë që të paraqes një lloj të krizës, që sipas tij nuk qëndron.

“Te fondi rezervë, ne kemi 500 milionë buxhet tepër sot në Kosovë. Është njëfarë dëshire e plotëve me paraqit nifar krize, tre muaj buxhet kemi të vazhdueshëm hiq fare mu ndalë hyrjet, Kosova për tre muaj vazhdon pa hyrje të reja, dhe pas atyre tre muajve ka 500 milionë para të gatshme. Qeveria që vjen i ka të gatshme 500 milionë. Ju kum shpjegu disa herë sdi pse po kthehen me një temë, që pak a shumë po tregon që nuk e kuptojnë buxhetin”, thotë ai.

Kryeministri në detyrë, që sot i ndau 50 mijë euro të buxhetit për të rinjtë në Bujanovc tha se është krenar për këtë vendim.

“Nuk mundesh me hargju pare të 2019-tës, jam shumë krenar që sot kemi nda 50 mijë euro për të rinjtë në Bujanovc, shpresoj që kemi mundësi që të ndajmë prap”, shton ai./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart