Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj tha se Kosovën do ta shndërrojë në “superfuqi energjetike”.
Ai shkroi në Facebook për “mafian energjetike”.
“Kosova në dritë – mafia energjetike në burg. Kosova sot flen në thëngjill e s’ka energji. Është vendi me ajrin më të ndotur, ku tregtinë e mallit më të kërkuar – energjisë, e bëjnë tuxharët e mafisë energjetike”, shkroi Haradinaj.
“E kemi dhënë fjalën që Kosovën ta shndërrojmë në superfuqi energjetike me kapacitet prej 1500 MW, dhe do ta mbajmë”, shtoi ai.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...