Haradinaj: Kemi përvojë të shkëlqyer të bashkëpunimit me LDK’në - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

06/04/2020 23:48

Haradinaj: Kemi përvojë të shkëlqyer të bashkëpunimit me LDK’në

Lajme

Gazeta Express

06/04/2020 23:48

Deputeti i AAK’së Daut Haradinaj thotë se kjo parti përkrah zgjedhjet e reja, por jo në rrethanat aktuale kur vendi po përballet me pandeminë Covid-19.

Thotë se si AAK nuk mendojnë të marrin iniciativën për të qenë pjesë e një koalicioni të mundshëm qeverisës, por se nëse do tu ofrohet një mundësi e tillë, nuk do ta refuzojnë.

A do të bashkëpunonte AAK me LDK’në?

“Me kënaqësinë më të madhe, por në këto rrethana nuk e di se si do të ndodh. Kemi përvojë të shkëlqyeshme të partneritetit me LDK’në në të kaluarën”, tha Haradinaj në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Nuk kemi pasur diskutim për bashkëqeverisjen e ardhshme. Kemi pasur diskutim për mocionin. Për një bashkëqeverisje të mundshme duhet të ulemi dhe të bisedojmë”, theksoi Haradinaj.

Ndërkohë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se Kosova duhet të bëhet me qeveri të re, pa shkuar në zgjedhje, duke thënë se ‘nëse vjen te dhënia e mandatit për LDK-në, ne natyrisht se do të bisedojmë me subjektet e tjera në Kuvend, dhe do të bëjmë një zgjidhje të pranueshme”.