Haradinaj: Jo ndoshta, por jemi në zgjedhje, Kurti e di që duhet të hapet paketa e Qeverisë kur lidh partneritet për Presidentin - Gazeta Express
string(125) "haradinaj-jo-ndoshta-por-jemi-ne-zgjedhje-kurti-e-di-qe-duhet-te-hapet-paketa-e-qeverise-kur-lidh-partneritet-per-presidentin"

Lajme

Gazeta Express

10/04/2026 10:47

Haradinaj: Jo ndoshta, por jemi në zgjedhje, Kurti e di që duhet të hapet paketa e Qeverisë kur lidh partneritet për Presidentin

Lajme

Gazeta Express

10/04/2026 10:47

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot u pyet nga gazetarët për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ai u pyet se “mos ndoshta” kryeministri Kurti po dëshiron që të shkojë në zgjedhje ka deklaruar ‘jo ndoshta, por jemi në zgjedhje”.

Sipas tij, sikur Kurti të dëshironte ta zgjidhte presidentin e din se si shkojnë këto procese, pasi siç shton Haradinaj kanë përvoja politike në zgjedhjen e këtij të fundit.

“Nuk e ka me rëndësi se e ka vetën… Jo ndoshta, po jemi në zgjedhje, sikur të kish dashtë me zgjedhë presidentin ai [Kurti] e di si shkojnë këto punë, këto procese, ne kemi përvoja politike, disa herë kemi arrit me zgjedhë president. Pra ai nuk e ka hap paketën fare të Qeverisë, me thënë Qeverinë po e ndali për vete, kur vjen puna e presidentit urdhëroni të merremi vesh. Kjo shkon ndryshe, me atë që e fton për partneritet për president, pra bëhesh partner edhe në Qeveri”, ka thënë ai.

Haradinaj, ka folur për kalimin e deputetët Duda Balje në Grupin Parlamentar të AAK-së, duke thënë se nuk kanë dallime në qëndrime sa i përket Kosovës.

 “Tani mendoj që është mirë edhe për deputeten Duda Balje. Nuk kemi shumë dallime në qëndrime sa i përket Kosovës, sa i përket vlerave të demokracisë, zhvillimit ekonomik por edhe përkrahjes së komuniteteve, Aleanca gjithmonë ka qenë e kujdesshme, edhe për ne një deputet më shumë në grup. Mendoj që është reciproke, pra është një lloj racionaliteti në fund të fundit se një deputet pa grup e ka të vështirë”, ka shtuar Haradinaj./EO/

Advertisement
Advertisement
Advertisement