Haradinaj i bashkohet thirrjes për protestë kundër Gjykatës Speciale: Qëndrojmë në të drejtën e luftës - Gazeta Express
string(102) "haradinaj-i-1bashkohet-thirrjes-per-proteste-kunder-gjykates-speciale-qendrojme-ne-te-drejten-e-luftes"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 16:18

Haradinaj i bashkohet thirrjes për protestë kundër Gjykatës Speciale: Qëndrojmë në të drejtën e luftës

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 16:18

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është bashkuar thirrjes për protestë të të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së kundër Gjykatës Speciale për gjykimin aktual në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Në mbështetje të protestës së thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, në kërkesat e tyre legjitime dhe të drejta. Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës, në të drejtën e luftëtarëve dhe në të drejtën e popullit. Këto janë themelet mbi të cilat është ndërtuar liria jonë dhe që nuk lëkunden kurrë”, ka shkruar Haradinaj.

OVL e UÇK-së ka ftuar për protestë më 7 gusht, në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtina nga ora 17:00.

“Ngrihemi për drejtësi, për të vërtetën, për UÇK-në!”, thuhet në thirrjen e kësaj organizate.

Lëvizja vjen pasi Gjykata Speciale në Hagë së fundi ka rrëzuar mocionin e mbrojtjes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për heqjen e disa pjesëve të aktakuzës ndaj tyre që lidhen me pretendimet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./Express/