Haradinaj flet për kërkesën e Kurtit që Thaçi të japë dorëheqje: Ai është dezertor i luftës, s'mund të thotë asgjë - Gazeta Express
string(111) "haradinaj-flet-per-kerkesen-e-kurtit-qe-thaci-te-jape-doreheqje-ai-eshte-dezertor-i-luftes-smund-te-thote-asgje"

Haradinaj flet për kërkesën e Kurtit që Thaçi të japë dorëheqje: Ai është dezertor i luftës, s’mund të thotë asgjë

Gazeta Express

14/07/2020 21:29

Deputeti Daut Haradinaj ka komentuar kërkesën për dorëheqje të Albin Kurtit kundrejt presidentit Hashim Thaçi pas publikimit të propozim aktakuzës për krim lufte nga Specialja. Sipas, Haradinajt, Kurti nuk është ai që mund të bëjë një kërkesë të tillë.

“Krimet që i ka bo Albin Kurti… më mirë le të merret me krimet e veta. Unë nuk flas për gjuhën e dezerterëve të luftës në Kosovë. Unë flas për njerëz që kanë lufu”, tha Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës.

Lexo Edhe:

“Ata që s’janë kanë pjesë e luftës nuk e njohin luftën edhe s’kanë drejt mem tregu mua as një sen”, shtoi ai.

Por pse ka dezertuar Kurti?

“Pse ka shku e s’ka marrë pjesë por pse sot po i kërkon dikujt tjetër me dhanë dorëheqje. Dmth nuk mundesh me u sjellë me dy standarde, dikujt i thu pse po jep dorëheqje dikujt i thu pse s’po jep dorëheqje. Pra edhe një herë po e përsëriti, është e tejkalume ajo se a jem dorëheqje a s’jep dorëheqje presidenti i vendit. Tekefundit ai i ka edhe 6 a 7muaj mandat”, shpjegoi ai.

Sipas Haradinajt, Kurti është duke bërë gabim historik.

“Mu sill tash agresiv mbi palën kosovare dhe me i mbyll sytë karshi atyre që sot i fërkojnë duart e i gëzohen këtyre lajmeve është gabim edhe politik edhe kombëtar. Nuk mendoj se në kohën kur gjithë spektri politik në SHqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e në Kosovë po bashkohet nuk duhet me u pozicionu kundër kësaj vlere. Do të thotë është gabim edhe historik në rast se ti pozicionohesh”, theksoi anëtari i AAK’së.