string(62) "haradinaj-falenderon-ramen-per-qendrimet-e-tij-ne-ks-te-okb-se"

Lajme

Gazeta Express

21/09/2023 13:37

Haradinaj falënderon Ramën për qëndrimet e tij në KS të OKB-së

Lajme

Gazeta Express

21/09/2023 13:37

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përshëndetur qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Haradinaj ka thënë se këto qëndrime janë jo vetëm të drejta, por konfirmojnë edhe njëherë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në institucionet euro-atlantike.

“Qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, jo vetëm që janë të drejta por konfirmojnë edhe njëherë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në OKB dhe në institucionet euro-atlantike dhe të drejtën e Ukrainës që ta fitojë luftën kundër agresionit rus. Faleminderit!”, është shprehur Haradinaj.