Haradinaj: E dhimbshme kur kryeministri s'e njeh Kushtetuesen dhe e sulmon aq egër, Gjykata t'i saktësojë pasojat për shkelësit - Gazeta Express
string(123) "haradinaj-e-dhimbshme-kur-kryeministri-se-njeh-kushtetuesen-dhe-e-sulmon-aq-eger-gjykata-ti-saktesoje-pasojat-per-shkelesit"

Lajme

Gazeta Express

07/09/2025 14:30

Haradinaj: E dhimbshme kur kryeministri s’e njeh Kushtetuesen dhe e sulmon aq egër, Gjykata t’i saktësojë pasojat për shkelësit

Lajme

Gazeta Express

07/09/2025 14:30

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e quajti të dhimbshme faktin që kryeministri në detyrë, Albin Kurti i sulmoi sot në një mbledhje të partisë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Haradinaj shkroi në Facebook se Kurti po përpiqet të “mashtrojë” duke i fajësuar gjyqtarët e Kushtetueses.

“E dhimbshme kur kryeministri i deritashëm dhe ai që pretendon të jetë prapë kryeministër, nuk e njeh institucionin më të lartë të drejtësisë në vendin e vet dhe e sulmon aq egër e aq ulët. Ai nuk flet për shkeljet e njëpasnjëshme të Kushtetutës që i ka bërë ai e partia e tij, por zgjedh të mashtrojë sikur fajin e paskan gjyqtarët e Kushtetueses”.

“Kjo ma kujton atë shprehjen popullore kur “hajni bërtet kapeni hajnin”! Ata gjyqtarë i ka zgjedhur Kuvendi legjitim i Republikës së Kosovës e jo formacionet imagjinare të tij!”.

“E vërteta për bllokimin, jo vetëm të Parlamentit por edhe të Shtetit, e ka vetëm një emër e ky është Albin Kurti dhe kjo sot është e qartë për secilin, veç në mendjen e Albin Kurtit është e mjegullt!”, shkroi Haradinaj.

Ai i bëri thirrje Kushtetueses që t’i “saktësojë pasojat ligjore juridike” për shkelësit e Kushtetutës.

“Prandaj institucioni më i lartë i drejtësisë në vend, e ka kohën e fundit që në intepretimet e tij për shkelje të Kushtetutës, të mos mjaftohet vetëm me konstatimin e tyre, por t’i saktësojë edhe pasojat ligjore juridike, për secilin individ apo grup që i bën ato! Vetëm drejtësia e plotë është drejtësi!”.