string(101) "haradinaj-do-ta-degjojme-presidenten-se-cka-sugjeron-po-e-presim-edhe-vendimin-e-gjykates-kushtetuese"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 10:02

Haradinaj: Do ta dëgjojmë presidenten se çka sugjeron, po e presim edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 10:02

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se do të shkojë të enjten në takim te presidentja.

Ai ka thënë se janë edhe në pritje të vendimit nga Gjykata Kushtetuese.

“Do ta dëgjojmë presidenten me pa se çfarë qëndrimesh ka, çka sugjeron. Nëse kemi ndonjë sugjerim do ta japim, sikurse e dini ne jemi në pritje të vlerësimit nga Gjykata Kushtetuese për vendimet që kanë ndodhur në seanca. Dje e kemi dorëzuar, këto ditë shpresojmë që Gjykata Kushtetuese ta shqyrtojë. Unë e kam konfirmuar ftesën te presidentja”, tha ai.