Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Danimarkës në Kosovë, Christian Grønbech-Jensen.
Haradinaj, në një postim në Facebook, ka thënë se Danimarka ka luajtur rol konstruktiv duke i dhënë mbështetje të fuqishme Kosovës në të gjitha proceset.
“Danimarka gjithmonë ka luajtur rol kontstruktiv duke i dhënë mbështetje të fuqishme vendit tonë në proceset euroatlantike dhe të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. Kënaqësi të presim në takim ambasadorin e Danimarkës në Kosovë, z. Christian Grønbech-Jensen dhe delegacionin nga Ministria e Drejtësisë së këtij shteti.
Kreu i AAK-së tha se gjatë këtij takimi biseduaan për zhvillimet politike në vend dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Danimarkës.
“I konfirmova mbështetjen time dhe të Aleancës në ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve tona për transferimin e të burgosurve”, shkruan Haradinaj.