Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përkujtuar të vrarët nga regjimi serb në tri fshatra të komunës së Rahovecit, Celinë, Fortesë dhe Brestoc në 27- vjetorin e rënies së tyre.
Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se 25 Marsi 1999 shënon një nga ditët më të dhimbshme të historisë sonë.
Sipas tij, regjimi kriminal i Millosheviqit masakroi fëmijë, gra e pleq të pafajshëm, duke lënë plagë të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive.
Postimi i tij i plotë:
Ata janë dëshmia më e mirë se sa e shtrenjtë është liria dhe do të jetojnë përgjithmonë në kujtesën historike të popullit tonë.
25 Marsi 1999 shënon një nga ditët më të dhimbshme të historisë sonë. Regjimi kriminal i Millosheviqit masakroi fëmijë, gra e pleq të pafajshëm, duke lënë plagë të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive.
Sot, në përkujtim të kësaj sakrifice, ndajmë dhimbjen me familjarët që kujtojnë më të dashurit e tyre: 75 të rënët në Celinë, 68 në Fortesë dhe 54 në Brestoc.
Plagët e asaj kohe mbeten të hapura, ndërsa kujtimi i viktimave na obligon të mos harrojmë kurrë dhe të kërkojmë drejtësi.
Lavdi të rënëve.
(Foto nga arkivi)
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...