Haqim Ramadani denoncon skandal: Kryetari i komunës së Jegunovcës transporton njerëz në Tenovë - Gazeta Express
string(93) "haqim-ramadani-denoncon-skandal-kryetari-i-komunes-se-jegunovces-transporton-njerez-ne-tenove"

Maqedoni

Gazeta Express

02/11/2025 17:39

Haqim Ramadani denoncon skandal: Kryetari i komunës së Jegunovcës transporton njerëz në Tenovë

Maqedoni

Gazeta Express

02/11/2025 17:39

Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka denoncuar përmes Facebook një rast që e quan të papranueshëm dhe skandaloz.

Sipas Ramadanit, kryetari aktual i komunës së Jegunovcës ka transportuar njerëz drejt fshatit Tenovë në Komunën e Bërvenicës, një veprim që ai e konsideron të paligjshëm.

Ramadani ka kërkuar ndërhyrje urgjente nga Policia dhe hetim të menjëhershëm për të parandaluar çdo manipulim të mundshëm të procesit zgjedhor.

“Turp është kryetari i komunës së Jegunovcës transporton njerëz në fshatin Tenovë-Komuna e Bërvenicës.
Kërkoj policija të mare masa”, thekson Haqim Ramadani.

Ai i bëri thirrje organeve kompetente të veprojnë pa vonesë për të siguruar një proces të ndershëm zgjedhor.