Hapja e negociatave, Mike Pompeo: SHBA-të do të mbeten partneri i Shqipërisë në çdo hap të kësaj rruge - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

26/03/2020 21:25

Hapja e negociatave, Mike Pompeo: SHBA-të do të mbeten partneri i Shqipërisë në çdo hap të kësaj rruge

Shqiperi

Gazeta Express

26/03/2020 21:25

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përshëndesin vendimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropiane.

Në një reagim të Departamentit të Shtetit thuhet se ky vendim thellon të ardhmen evropiane të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“SHBA mirëpresin vendimine BE për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne mezi presim të thellojmë partneritetin tonë strategjik, ndërkohë që ata fillojnë hapat e ardhshëm në rrugën perëndimore. Ky vendim forcon të ardhmen evropiane për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo në një postim në Twitter shprehet se SHBA është partner i Shqipërisë në cdo hap të rrugës.

‘Ne mirëpresim vendimin për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri juaj në çdo hap të rrugës’ shkruan ai.