string(72) "hapja-e-kufijve-radhe-e-gjate-ne-piken-e-kalimit-kufitar-shqiperi-kosove"

Gazeta Express

07/06/2020 22:52

Hapja e kufijve, radhë e gjatë në pikën e kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë

Gazeta Express

07/06/2020 22:52

Pas vendimit të qeverisë së re me kryeministër Avdullah Hotin, ku u tha se do të hapen kufijtë me Kosovën duke nisur nga dita e nesërme (8 Qershor 2020), një numër i madh njerëzish kanë marrë makinat për tu nisur drejt shtetit fqinj.

Në fotografinë e siguruar nga Faxweb.al vihet re trafiku i makinave teksa presin mesnatën për të hyrë në Kosovë. Nuk dihet përse njerëzit nuk kanë pritur aspak kohë që kur u dha vendimi i qeverisë.

Kujtojmë se prej disa ditësh ka pasur protesta në pikën e kalimit Kufitar ku njerëzit kërkonin që të kalonin në Kosovë por ishte e ndaluar për shkak të masave të rrépta të korónavirusit.

Cdo shtetas që duhet të kishte bërë testin e korónavirusit në 4 ditët e fundit ose duhet të pranonte të qëndronte një javë në karantinë, vendim që u shfuqizua nga qeveria e Hotit.