Hapja e ekspozitës ‘Sot dhe Nesër’ do të mbahet në hapësirën e Lapidariumit të Muzeut të Kosovës më 26 Shkurt 19:00.
Për të përmbyllur projektin e përkrahur nga Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës mbi ofrimin e shërbimeve të terapisë së muzikës & artit, organizata Zë – Qendra Logopedike për Trajtim dhe Hulumtim sjellë ekspozitën “Sot & Nesër”.
Në këtë ekspozitë do të paraqiten gjithsej 16 punime të cilat na japin një perspektivë të së tashmes dhe të ardhmes nga fëmijë me aftësi të kufizuar dhe fëmijë pa përkujdesje prindërore.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur edhe në datat 27 & 28 Shkurt nga ora 10:30 deri në 19:30.
/Express