Hapja e ekspozitës "Safet e Gjylzade Dokle" - Gazeta Express
string(41) "hapja-e-ekspozites-safet-e-gjylzade-dokle"

Hapja e ekspozitës “Safet e Gjylzade Dokle”

Arte

Gazeta Express

23/03/2023 16:13

Muzeu Marubi prezanton ekspozitën personale të fotografëve Safet e Gjylzade Dokle, kuruar nga Lek M. Gjeloshi, nesër më fillim nga ora 19:00.
Aktiviteti fotografik i bashkëshortëve Safet e Gjylzade Dokle u zhvillua në Borje të Rrethit të Kukësit e më gjërë, duke përshkuar një hark kohor dyzet vjeçar, nga vitet ’30-të deri në fillim të viteve ’70-të.
Në koleksionin e tyre fotografik dokumentohet historia politike, jeta shoqërore, ritualet e ndryshme dhe aspektet tradicionale të Shqipërisë verilindore të asaj kohe.
Ky koleksion, i cili përbëhet nga rreth njëzetmijë negativë, është më i madhi i dhuruar mbas viteve ’90-të në arkivin e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.
Ekspozita sendërton narracionin e parë mbi të, ku një vëmendje e posaçme i dedikohet përmasës etnografike dhe ezoterizmit që ajo ofron tanimë si fluks imazherik.

/Express/

Lexo Edhe: