Hapja e ekspozitës “Pazari i Humbur i Shkodrës: Ringjallja e një Kujtese” - Gazeta Express
string(70) "hapja-e-ekspozites-pazari-i-humbur-i-shkodres-ringjallja-e-nje-kujtese"

Arte

Gazeta Express

15/07/2025 16:19

Hapja e ekspozitës “Pazari i Humbur i Shkodrës: Ringjallja e një Kujtese”

Arte

Gazeta Express

15/07/2025 16:19

Më 18 korrik, nga ora 19:00 në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” do të hapet ekspozita “Pazari i Humbur i Shkodrës: Ringjallja e një Kujtese”.

Kjo ekspozitë sjell për herë të parë në Shkodër koleksionin e Palokë Lacës, një tregtar i hershëm i Shkodrës, artefaktet e të cilit i gjejmë të ruajtura në arkivën e Muzeut të Etnografisë së Budapestit. Në dialog me objekte nga fondi i etnografisë të Institutit të Antropologjisë dhe me imazhet e papublikuara të arkivit Muzeut Marubi, ekspozita rrëfen historinë vizuale të Pazarit të Shkodrës, që për dekada ndikoi jetën kulturore dhe ekonomike të qytetit.
Një hapësirë e veçantë i dedikohet edhe dizajnerit të tekstileve Jozef Martini, me punimet e tij në jacquard, që sjellin një qasje bashkëkohore ndaj motiveve tradicionale shkodrane.
Projekti i ekspozitës u realizua në bashkëpunim me Muzeun e Etnografisë të Budapestit, Ambasadën e Hungarisë në Tiranë, Ambasadën e Holandës në Tiranë, Arkivin Qëndror Shtetëror të Filmit, Bashkinë e Shkodrës dhe u mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Pas përurimit të ekspozitës, ju ftojmë në koncertin e Shkodra Elektronike në Pedonale – performanca e tyre e parë në Shqipëri, pas suksesit në Eurovision.

Kel Marubi, Pazari i Shkodrës, pa vit