Hapja e ambasadës së Shqipërisë në Kenia, Zyberaj: S’do të ishte e mundur pa Pacollin, falënderim i veçantë edhe për Edi Ramën - Gazeta Express
string(122) "hapja-e-ambasades-se-shqiperise-ne-kenia-zyberaj-sdo-te-ishte-e-mundur-pa-pacollin-falenderim-i-vecante-edhe-per-edi-ramen"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 14:56

Hapja e ambasadës së Shqipërisë në Kenia, Zyberaj: S’do të ishte e mundur pa Pacollin, falënderim i veçantë edhe për Edi Ramën

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 14:56

Shqipëria ka hapur ambasadën në Nairobi, kryeqyteti i Keinas. Për këtë ka shkruar këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, i cili e ka vlerësuar këtë hap si vendim historik. I njëjti ka thënë se zhvillimi në fjalë nk do të ishte i mundur pa angazhimin e ish-presidentit të Kosovës, Pacolli.

Zyberaj ka falënderuar edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, duke thënë se ky i fundit është gjithmonë në shërbim të çështjes së Kosovës.

”Nairobi është një nga qendrat më të rëndësishme politike dhe ekonomike në Afrikë. Prandaj, i bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që urgjentisht të hapin Ambasadën e tyre në Kenia, duke e vendosur Kosovën aty ku i takon – në zemër të diplomacisë dhe zhvillimit afrikan”, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi:

Hapja e Ambasadës së Shqipërisë në Nairobi është një vendim historik, që vjen pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Kenia – një moment kyç në afirmimin e shtetësisë së Kosovës ndërkombëtarisht.

Ky zhvillim nuk do të ishte i mundur pa angazhimin e palodhur të ish-Presidentit të Kosovës, z.Behgjet Pacolli, i cili perveç se siguroi njohjen nga Kenia, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë zëri dhe forca shtytëse më aktive në fushatën për njohjen ndërkombëtare të saj.

Një falenderim i veqantë për kryeministrin Edi Rama i cili gjithmonë është i gatshëm në shërbim të çështjes së Kosovës.

Nairobi është një nga qendrat më të rëndësishme politike dhe ekonomike në Afrikë. Prandaj, i bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që urgjentisht të hapin Ambasadën e tyre në Kenia, duke e vendosur Kosovën aty ku i takon – në zemër të diplomacisë dhe zhvillimit afrikan.

Kjo nuk është vetëm një çështje e përfaqësimit diplomatik – është një nevojë strategjike për shtetin e Kosovës dhe një hap i domosdoshëm për fuqizimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare.

Në foto me të ngarkuarin me punë të Shqipërisë në Kenia Adi Hoxha.