Hapet thirrja për bashkëfinancimin e projekteve në Komuna në vlerë 17 milionë euro, Aliu tregon kriteret - Gazeta Express
string(103) "hapet-thirrja-per-bashkefinancimin-e-projekteve-ne-komuna-ne-vlere-17-milione-euro-aliu-tregon-kriteret"

Hapet thirrja për bashkëfinancimin e projekteve në Komuna në vlerë 17 milionë euro, Aliu tregon kriteret

Lajme

Gazeta Express

21/02/2024 15:26

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka hapur thirrjen publike për bashkëfinancimin e projekteve nëpër komuna në vlerë prej 17 milionë euro, raporton Express.

Për këtë thirrje ka njoftuar Ministri Liburn Aliu, i cili ka treguar kriteret për përzgjedhjen e projektit.

Lexo Edhe:

“Aplikimit tuaj ju lutem që t’i bashkangjitni projektin me paramasë e parallogari dhe të tregoni nëse mund të participoni në financimin e tij”.

Bashkëfinancimi vlen për të gjitha komunat e vendit. Kërkesat do të shqyrtohen në pjesën  e parë të muajit mars, derisa në pjesën e dytë të muajit mars do të nënshkruhen memorandumet.

Ndërkohë, në fillim të muajit prill do të dërgohen për miratim në Qeverinë e Kosovës.