Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po hap rrugën për funksionalizimin dhe menaxhimin e aseteve të trashëgimisë sonë të pasur, për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe promovimin e trashëgimisë dhe diversitetit kulturor.
Të drejtë aplikimi me programe/projekt-propozime në thirrjen publike kanë OJQ-të e regjistruara në Republikën e Kosovës që dëshmojnë përvojë në organizimet e fushës së trashëgimisë kulturore dhe artit.
Kategoritë e thirrjes:
Kategoria e parë: Zbatimi i Planit të Menaxhimit për Kalanë e Prizrenit;
Kategoria e dytë: Zbatimi i Planit të Menaxhimit për Parkun Arkeologjik Ulpiana – Iustiniana Secunda;
Kategoria e tretë: Funksionalizimi i monumenteve të trashëgimisë kulturore;
Burgu i Idealit – Prishtinë;
Hidroelektrana – Muzeu i Elektroekonomisë – Prizren;
Kulla e Ministerit – Pejë;
Galeria e Arteve – Gani Çavdarbasha – Çagllavicë, Prishtinë;
Edhe këtë vit, sikur vitin e kaluar, Qeveria subvencionon nëse bleni pajisje efiçiente për ngrohje gjatë dimrit dhe freski...