Hapet tenderi për t’i bërë “pritë” dronëve që “thyejnë” rrethimin, Sistem për të mbrojtur burgjet - Gazeta Express
string(91) "hapet-tenderi-per-ti-bere-prite-droneve-qe-thyejne-rrethimin-sistem-per-te-mbrojtur-burgjet"

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2025 21:00

Hapet tenderi për t’i bërë “pritë” dronëve që “thyejnë” rrethimin, Sistem për të mbrojtur burgjet

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2025 21:00

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka hapur një tender për ngritjen e një sistemi antidron, me një vlerë prej 2.13 milionë eurosh, për të mbrojtur burgjet shqiptare nga depërtimet ajrore të paligjshme. Ky investim është i nevojshëm pas disa rasteve të tentativave për të futur sende të paligjshme në burgje përmes dronëve, përfshirë raste si ai i Burrelit dhe Peqinit në vitin 2024.

Aktualisht, siguria në burgje mbështetet në roje dhe kamera, por këto masa nuk janë të mjaftueshme për të parandaluar përdorimin e dronëve. Ky sistem antidron synon të parandaluar kontrabandën, lëshimin e eksplozivëve dhe aktivitete të tjera të paligjshme që mund të zhvillohen me ndihmën e teknologjisë së dronëve.