Më 27 Maj 2024, në orën 20:00 në Qendrën Barabar, hapet ekspozita “I Now (Unë Tani) nga tetë grupet e Lëvizjes “Filoart”.
Qysh në vitet 1990-a në Kunsthaus Tacheles Berlin, Globalodromia FILOART filloi hulumtimin rreth pyetjeve KU NDODHET UNË dhe SA GJATË ËSHTË TANI, për të përfunduar në vitin 2023 një interakcion me Chat GPT-në. Ekspozita I NOW është e kuruar si një përzgjedhje e gjerë e mbi 30 veprave të paraqitura nëpër panele, prezantime dhe instalacione të ndryshme.
Bazë për narrativën e këtij prezentimi janë veprat që rrjedhin nga grupet e lëvizjes FILOART: Sammlerfamilie, Psychiatriepatienten, D.N.K., L.E.O., Mrs. Brainwash, Globalodromia, U.R.A. dhe P.M.S.. Secili prej këtyre grupeve kontribuon në diskurs, duke ofruar perspektiva unike për çështjet ekzistenciale në fjalë.
Duke përdorur një shumëllojshmëri mediave te artit, duke përfshirë instalacione, koncepte, simulime kompjuterike dhe bioeksperimente, kjo ekspozitë i dërgon vizitorët në një udhëtim të pazakontë për të kërkuar përgjegjen në këto pyetje.
UNË TANI kalon kufijtë e ekspozitave tradicionale dhe shndërrohet në një platformë dinamike për kërkime dhe eksplorime filozofike. Ajo qëndron si një dëshmi e fascinimit të parreshtur që njerëzimi ka ndaj ketyre dy temave enigmatike sikur se qe janë: UNË dhe TANI. UNË TANI është një platformë ku eksplorohen pyetjet themelore si “Ku ndodhet Unë?” dhe “Sa gjatë është tani?”.
Vendndodhja e Unë-it (KU ËSHTË UNË) mbetet ende një mister. Ai është një atribut për tërësinë e veprimeve të vetëdijshme dhe nuk mund të lokalizohet saktësisht në organizimin distributiv të trurit. Pa e ditur pikën fillestare të Unë-it, çdo informacion i ri që marrim është vetëm i përafërt dhe i pamatshëm.
“Sepse çfarë mund të matet, ekziston.”
Max Planck
Ekspozita I NOW u përkrah nga: Qendra Barabar, OJQ Integra, Studio 2B, Muzeu i Artit Amerikan në Berlin dhe Rrjeta.
Deklarata e Grupit FILOART:
Gjetja e vendndodhjes së Unë-it nuk do ti përgjigjej vetëm pyetjes themelore se ku ndodhet Unë, por do të ofronte edhe kuptim për atë se ku momenti i tanishëm / TANI shfaqet brenda nesh. SA GJATË ËSHTË TANI tangjenton kohëzgjatjen e momentit të tanishëm siç perceptohet ndryshe nga çdo mendje,. Derisa një informacion TANI që kalon nëpër organizmin tonë, merr kohë për të arritur në destinacionin e tij, me këtë ngritet edhe pyetja, athua ne jetojmë në të kaluarën. Hapësira H.M.T. (Hapësirë e Momentit të Tanishëm) konsiderohet vendi ku TANI në të vërtetë ndodh, por ne nuk mund ta përjetojmë atë drejtpërdrejt. Pyetjet e pashpjeguara për TANI dhe UNË në vazhdimësi mbesin të jenë tema të hulumtimit.
Odiseja e këtij Projekti (një vet eksperimenti ) filloi në 1984 kur grupi FILOART përpiqet të shpjegojë dhe të kuptojë nga çfarë është i përbërë trupi i njeriut? “Çdo trup i njeriut përbëhet nga grupe njësish fizike. Çdo njeri ka ide të shumta dhenë këtë mënyrë, këto ide krijojnë grupe idesh. Fakti është që çdo qenie njerëzore është një konglomerat i këtyre grupeve.”
FILOART, 1984 Dy instalacionet publike që i paraprinë Platformës I NOW janë HOW LONG IS NOW në Prishtinë, instaluar më 2022 dhe WHERE IS I, Prizren, 2023.Këto instalacione janë punuar nga Globalodromia Filoart dhe kuruar nga Arta Agani.
I NOW (UNË TANI)
Nga tetë grupet e Lëvizjes FILOART
Sammlerfamilie, Psychiatriepatienten, D.N.K., L.E.O., Mrs. Brainwash,
Globalodromia, U.R.A. dhe P.M.S.
Kuruar nga Arta Agani