Hapet rruga Hani Elezit - Shkup, ishte mbyllur shkak i zjarreve të mëdha - Gazeta Express
string(69) "hapet-rruga-hani-elezit-shkup-ishte-mbyllur-shkak-i-zjarreve-te-medha"

Lajme

Gazeta Express

07/07/2025 19:58

Hapet rruga Hani Elezit – Shkup, ishte mbyllur shkak i zjarreve të mëdha

Lajme

Gazeta Express

07/07/2025 19:58

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është hapur kufiri në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Rruga nga Hani i Elezit për në Shkup është hapur.

“Ju njoftojmë se është hapur për qarkullim rruga nga PKK Hani i Elezit për Shkup”, thuhet në njoftim.

Kufiri ishte mbyllur për shkak të zjarreve të mëdha.

Më herët ishte kumtuar se Policia e RMV-së e kanë ndalur qarkullimin e veturave dhe janë duke i orientuar drejtuesit e veturave që të gjejnë rrugë alternative për të kaluar në drejtimin Bllacë – Shkup apo anasjelltas.

Por, tashmë gjithçka është në qarkullim. /Gazeta Express