Hapet për qarkullim rruga Prishtinë - Ferizaj - Gazeta Express
string(43) "hapet-per-qarkullim-rruga-prishtine-ferizaj"

Lajme

Gazeta Express

13/01/2026 19:15

Hapet për qarkullim rruga Prishtinë – Ferizaj

Lajme

Gazeta Express

13/01/2026 19:15

Policia e Kosovës bën të ditur se, rruga nacionale Prishtinë–Ferizaj dhe anasjelltas, përfshirë aksin rrugor në afërsi të Prishtina Mall, është hapur për qarkullim normal të komunikacionit rrugor.

Sipas njoftimit, pas përfundimit të punimeve dhe largimit të pengesave të përkohshme, lëvizja e automjeteve zhvillohet pa kufizime dhe në kushte të rregullta trafiku. Institucionet përgjegjëse mbeten të angazhuara për monitorimin e vazhdueshëm të situatës në terren, me qëllim garantimin e sigurisë dhe rrjedhshmërisë së komunikacionit.

“Ftojmë të gjithë vozitësit që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe rregullat e trafikut, si dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit”, thuhet në njoftim.

Kjo rrugë ishte e bllokuar për disa ditë pas vërshimeve të mëdha në vendin tonë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement