Hapet Pavijoni i Kosovës në edicionin e 76-të të Festivalit të Kanës
Arte
Gazeta Express
17/05/2023 16:15
Për të dymbëdhjetin vit me radhë Qendra Kinematografike e Kosovës
prezentohet në tregun më të rëndësishëm të filmit ‘Marche Du Film’ në
festivalin e Kanës.
Ndër të tjera do të promovohen filmat e fundit kosovar në kategori dhe faza
të ndryshme të zhvillimit, takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë,
fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare,
producentë e distributorë.
Pavijoni i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë gjendet në Village International Riviera – Nr. 134.