Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pika kufitare në Hani të Elezit është rihapur për qarkullim në hyrje-dalje për të gjitha automjetet.
Sipas njoftimit zyrtar, lëvizja është lejuar për të gjitha kategoritë e automjeteve, ndërkohë që Terminali Doganor vazhdon të mbetet i mbyllur për qarkullimin e automjeteve që bartin mallra.
Autoritetet theksojnë se për çdo informacion shtesë do të ketë njoftime në kohë reale.