Hapet kufiri me Shqipërinë, pamje nga Vërmica - Gazeta Express
string(44) "hapet-kufiri-me-shqiperine-pamje-nga-vermica"

Gazeta Express

01/06/2020 11:15

Hapet kufiri me Shqipërinë, pamje nga Vërmica

Gazeta Express

01/06/2020 11:15

Sot zyrtarisht është bërë rihapja e pikës kufitare në Vërmicë. Ekipet e Policisë së Kosovës dhe ato të Doganës janë duke realizuar në përpikëri hapjen e kësaj pike kufitare.

Tashmë qytetarët do të mundë të kalojnë përmes kësaj pike kufitare që lidh Kosovën me Shqipërinë.

Lexo Edhe:

Përmes pamjeve të tanishme vërehet se ka mjaft qarkullim, teksa duhet përkujtuar që vendimi për hapjen e pikave kufitare u mor në mbledhjen e  mbrëmshme që pati Qeveria në detyrë.

Pikat kufitare të cilat janë rihapur sot janë: Merdare, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë dhe Jarinje.

Vendimi për mbylljen e kufijve ishte vendosur nga autoritetet e Kosovës më 13 mars të këtij viti, në kuadër të shumë masave parandaluese të mundësisë së përhapjes së COVID-19.