Hapet kufiri i Jazhincës, 2 zjarre aktive - Gazeta Express
string(40) "hapet-kufiri-i-jazhinces-2-zjarre-aktive"

Maqedoni

Gazeta Express

16/08/2025 10:58

Hapet kufiri i Jazhincës, 2 zjarre aktive

Maqedoni

Gazeta Express

16/08/2025 10:58

Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se është hapur kufiri i Jazhincës.

Nga QMK thonë se tanimë lejohet qarkullimi nëpërmjet kësaj pike kufitare që lidh Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës, për të gjitha automjetet.

“Vendkalimi kufitar Jazhincë dhe rruga drejt Kosovës janë rihapur për qarkullim”, njoftoi drejtori i QMK-së, Muhamet Ali.

Ky vendkalim kufitar ishte mbyllur orë më parë për shkak të një zjarri të madh që ka shpërthyer në këtë pjesë të Maqedonisë.

Ndërkohë situata me zjarret deri në orën 09:00 është si vijon:

– Më 15/16.08.2025, deri në ora 09:00, në territorin e RMV ka gjithsej 14 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat aktive janë 2 zjarre, nën kontroll / dhe të shuar janë 12 zjarre.

Aktive: 2

1.Komuna Brodit: Zona Jasen (pyll i përzier).

2.Komuna Jegunovcë: Ndërmjet fshatrave Rogaçevë dhe Jazhincë (kullota).

Të shuara: 12

1.Komuna Kumanovë: f. Pçinjë, vendi i quajtur Forma Bajbo (vegjetacion i ulët, kashtë e mbeturina).

2.Komuna Radovish: lagjja Raklish (vegjetacion i ulët).

3.Komuna Dollnen: ndërmjet fshatrave Lazhan dhe Sredorek (vegjetacion i ulët dhe kashtë).

4.Komuna Veles: ndërmjet fshatrave Nogaevc dhe Ubogo (vegjetacion i ulët).

5.Komuna Negotinë: f. Koreshnicë (vegjetacion i ulët).

6.Komuna Dellçevë: f. Stamer (vegjetacion i ulët dhe ferra).

7.Komuna Bosillovë: f. Radovë (vegjetacion i ulët).

8.Komuna Vallandovë: f. Piravë (deponi).

9.Komuna Strugë: f. Belicë e Poshtme (kashtë).

10.Komuna Brodit: f. Deviç – f. Greshnicë (vegjetacion i ulët).

11.Komuna Shuto Orizarë: lagjja Vizbeg (deponi).

12.Komuna Kumanovë: f. Çetircë (vegjetacion i ulët).