Sot u përurua zyrtarisht Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë, një hap i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve dhe ofrimin e shërbimeve konsullore më të aksesueshme për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë me Jashtë i Maqedonisë së Veriut, Timco Mucunski, si dhe përfaqësues të autoriteteve vendore dhe trupit diplomatik.Ministri Hasani e vlerësoi hapjen e konsullatës si një veprim konkret që do të ndihmojë në ofrimin e shërbimeve më të shpejta dhe më të lehta, veçanërisht gjatë periudhave të fluksit të lartë, siç është sezoni turistik.