"Hapet këtë vit, urime!", autostrada Prishtinë-Gjilan ende kurrkund 2 vjet pas premtimit të Kurtit se do të kryhej shpejt -pamje nga droni - Gazeta Express
string(132) "hapet-kete-vit-urime-autostrada-prishtine-gjilan-ende-kurrkund-2-vjet-pas-premtimit-te-kurtit-se-do-te-kryhej-shpejt-pamje-nga-droni"

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 18:18

“Hapet këtë vit, urime!”, autostrada Prishtinë-Gjilan ende kurrkund 2 vjet pas premtimit të Kurtit se do të kryhej shpejt -pamje nga droni

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 18:18

Pak makineri dhe intensitet i ulët i punës vërehet nga pamjet prej dronit të autostradës së papërfunduar Prishtinë-Gjilan, raporton T7.

Projekti i nisur në vitin 2018 nuk ka përfunduar ende, duke mbetur dëshmi e zotimeve të pambajtura të qeverisë.

Zyrtarë qeveritarë përmendin probleme të paraqitura gjatë procesit si rrëshqitja e dheut, riformatimi i kontratave dhe rritja e sipërfaqeve të shpronësimeve.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në verën e vitit 2023 i uronte qytetarët për këtë projekt i cili, siç thoshte, do të kryehej në fund të atij viti.

“Autostrada Prishtinë – Gjilan po bëhet. Ajo hapet këtë vit. Urime!”, shkruante Kurti në një postim në Facebook.

Pasi kaloi viti 2023, zyrtarë qeveritarë kishin thënë se ajo do të përfundonte në fund të vitit pasues. As ajo nuk ndodhi.