Hapet Instituti i Artit Bashkëkohor ARKIV në Pejë - Gazeta Express
string(49) "hapet-instituti-i-artit-bashkekohor-arkiv-ne-peje"

Hapet Instituti i Artit Bashkëkohor ARKIV në Pejë

Arte

Gazeta Express

26/07/2022 14:44

Është hapur institucioni më i ri i artit në Kosovë, ai i artit bashkëkohor ARKIV, në qytetin e Pejës.

Objekti i SHFMU ”Vaso Pashë Shkodrani” në Pejë, tash do të ketë një tjetër funksion.

Lexo Edhe:

Kjo hapësirë është shndërruar në institucionin më të ri të artit në Kosovë, Institutin e Artit Bashkëkohor ARKIV.

Hapja u bë me ekspozitën e Artan Hajrullahut ”Silence Took a Hold of the Rooms”.

Ministri Çeku vizitoi ARKIV-in bashkë me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ku u pritën nga artisti Sislej Xhafa, njëkohësisht edhe themeluesi i këtij institucioni.

ARKIV, Instituti i Artit Bashkëkohor është institucioni i parë publik i dedikuar artit bashkëkohor në rajonin e Pejës. Duke bashkuar artistë vendas dhe ndërkombëtarë në të gjithë disiplinat, do të jetë një qendër e krijuar për kërkime të avancuara, të menduarit kritik, eksperimentim dhe dialog.

/Gazeta Express