Edicioni i 18-të i Festivalit DAM, për 5 net radhazi do të sjellë artistë të huaj e vendorë në skenën e Amfiteatrit të Ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë.
Violinistet nga Hungaria, Amira dhe Mariam Abouzahra, të shoqëruara në piano nga nëna e tyre, pianistja Nora Emody, mbrëmë interpretuan kryeveprat nga Leo Weiner, Pablo de Sarasate, Fritz Kreisler dhe Maurice Ravel.
Mysafire nderi në përmbyllje do të jetë flautistja Luisa Sello Flutist, Ambasadore e Muzikës dhe Kulturës Italiane e cila do të performojë së bashku me talentët tanë muzikorë.
Një nga mbështetësit kryesor të festivalit është MKRS.