Hapësirat Kulturore të Kosovës - Gazeta Express
string(30) "hapesirat-kulturore-te-kosoves"

Arte

Gazeta Express

25/05/2022 15:37

Hapësirat Kulturore të Kosovës

Arte

Gazeta Express

25/05/2022 15:37

Nga data 16 maj ka nisur vizita e dytë studimore në kuadër të projektit “Hapësirat Kulturore të Kosovës” që mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Anibar, Lumbardhi, 7 Arte dhe Pogon. Kjo vizitë e radhës është duke u realizuar në Slloveni, përkatësisht në qytetin e Lubjanës, Mariborit dhe Koperit.

Vizita një javore ka për qëllim marrjen e përvojave nga organizata dhe rrejte të ndryshme kulturore në Slloveni me synim forcimin e rolit të rrjeteve kulturore lokale dhe faktorëve kulturorë në menaxhimin e infrastrukturës publike në Kosovë, si dhe rritjen e bashkëpunimit me institucionet lokale për përdorimin e gjerë dhe të qëndrueshëm të infrastrukturës publike.

Lexo Edhe:

Në këtë vizitë po marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Pejës dhe Mitrovicës, organizatave të shoqërisë civile dhe kulturore. Kjo vizitë ka zgjatur deri më 22 maj, ndërsa është financuar nga Komuna e Pejës.

/Gazeta Express