Hapen hetime ndaj tifozëve të Lazios për racizmin ndaj dy yjeve të Milanit - Gazeta Express

Hapen hetime ndaj tifozëve të Lazios për racizmin ndaj dy yjeve të Milanit

Futboll

Gazeta Express

17/09/2021 20:34

FIGC hapi një hetim mbi dyshimet për fyerje raciste ndaj Tiemoue Bakayoko dhe Franck Kessié gjatë ndeshjes Milan – Lazio, e zhvilluar në fundjavë.

Bakayoko bëri debutimin e tij në rikthimin e tij me Milanin kundër Lazios të dielën.

Lexo Edhe:

Sipas raporteve të shumta, një mori fansash të Biancocelesti kënduan një këngë raciste ndërsa lojtari ishte gati të hynte në fushë.

Kënga ishte ‘qartë e dëgjueshme’ dhe u përsërit nga fansat e Lazios disa herë.

Bakayoko zbuloi në Instagram se shoku i tij i skuadrës Kessié ishte gjithashtu në shënjestër nga tifozët e Lazios.

Në fillim të kësaj jave, Milani njoftoi se i kishte dërguar një ankesë zyrtare Prokurorit Federal, i cili tani ka hapur një hetim.

“Prokuroria Federale ka hapur një hetim kundër SS Lazio pas ankesës së paraqitur nga AC Milan për këngë diskriminuese nga tifozët e Biancocelesti kundër lojtarit Bakayoko gjatë Milan – Lazio më 12 shtator,” lexohej në një deklaratë zyrtare. Prokuroria po merr videot dhe dokumentet në posedim të Policisë së qytetit të Milanos”, thuhej në njoftim e Prokurorisë.

/Gazeta Express/