Janë hapur aplikimet për “Mësues për Shqipërinë”, viti 2025.
Kryeministri, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, sqaron se afati për të gjithë mësuesit e ardhshëm që të aplikojnë fillon nga data 2 qershor, dhe përfundon më 16 qershor të këtij viti.
Aplikimet do të bëhen në platformën qeveritare e-albania.
“Hapen aplikimet për “Mësues për Shqipërinë” 2025.
Nga 2 deri më 16 qershor 2025, hapen aplikimet në platformën e-Albania, për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e sistemit arsimor”, shkruan Rama në “Facebook”.
Kreu i qeverisë, përgjatë fushatës elektorale, premtoi se paga mesatare për mësuesit do të arrijë 1250 euro brenda kësaj dekade.