Hap i madh i Maqedonisë së Veriut në miratimin e legjislativës së BE-së - Gazeta Express
string(71) "hap-i-madh-i-maqedonise-se-veriut-ne-miratimin-e-legjislatives-se-be-se"

Gazeta Express

09/12/2019 14:32

Hap i madh i Maqedonisë së Veriut në miratimin e legjislativës së BE-së

Gazeta Express

09/12/2019 14:32

Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e 10 konventave të Hagës: shtatë konventa janë trashëguar nga RSFJ-ja, ndërsa tre janë ratifikuar nga pavarësia, kumtoi sot Ministria e Drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Desoska, në emrin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në Hagë nënshkroi tre konventa ndërkombëtare dhe një protokoll.

Lexo Edhe:

“Nënshkrimi i sotëm i katër instrumenteve ndërkombëtare paraqet hap të rëndësishëm në pikëpamje të harmonizimit të legjislativës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me të drejtën e BE-së. Bëhet fjalë për për katër instrumente të ardhshme ndërkombëtare të Konferencës së Hagës edhe atë Konventa për kompetencë, sundim të ligjit, njohje, kryerje dhe bashkëpunim në pikëpamje të përgjegjësisë prindërore dhe për masat për mbrojtje të fëmijëve, nga të cilët 19 tetori i vitit 1996, Konventa për marrëveshjet për zgjedhje në gjykatë, nga 30 qershori i vitit 2005, Konventa për marrëveshjet për zgjedhje në gjykatë, nga 30 qershori i vitit 2005, Konventa për realizim ndërkombëtar të të drejtave për rritje të fëmijës dhe forma tjera të mbajtjes së familjes, nga 23 nëntori i vitit 2017 dhe Protokolli për të drejtë ndërkombëtare, i cili do të zbatohet në detyrimet për mbështetje, nga 23 nëntori i vitit 2017”, informojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Republika e Maqedonisë së Veriut miratoi rregulla të unifikuara  të së drejtës ndërkombëtare që janë parashikuar në instrumentet e theksuara.

“Me nënshkrimin e instrumentit sot i përmbahemi grupit të vendeve, të cilët e njohin konventën si mjet të dobishëm që u garanton palëve se kontesti do të zgjidhet para gjykatës, të cilin ata e kanë zgjedhur me marrëveshjen për përzgjedhje dhe se i njëjti ky aktvendim do të mund të pranohet dhe kryhet në disa nga vendet tjera nënshkruese”, qëndron në kumtesë.

Një nga konventat paraqet instrumenti cili do të mundësojë që mënyra gjyqësore e zgjidhjes së kontesteve të bëhet reale dhe alternativë tërheqëse e arbitrazhit ndërkombëtar tregtar.

Një nga fushat në të cilat Konferenca e Hagës, siç thonë nga Ministria e Drejtësisë, punon me mund  është edhe mbrojtja e fëmijëve, të cilët janë të ekspozuar në rrezik në situata tejkufitare.

Konventa e tretë nga sërë konventat e fëmijëve të cilat Deskoska i nënshkroi sot, siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë është shumë më e gjerë për nga vëllimi nga dy konventa e para nga e njëjta histori, me këtë rast duke përfshirë spektër shumë më të gjerë të masave civile për mbrojtje të lidhjes me fëmijët, përgjegjësisë së prindërve dhe zbatimin e masave publike të mbrojtjes ose mbrojtjes së pronës së fëmijëve.

Instrumentet ekzistuese të Konferencës së Hagës për mbrojtje të të drejtave të fëmijëve së bashku me Konventën dhe Protokollin nga viti 20017, të cilat gjithashtu janë të nënshkruara sot, kanë për qëllim të vendosin sistem të modern ndërkombëtar, efikas dhe të kapshëm lehtë për realizim ndërkombëtar dhe pagesë të shtesës fëmijërore dhe formave tjera të mbështetjes familjare.